Arrestohet në Malësi e Madhe 52-vjeçari i shpallur në kërkim për kultivim kanabisi në Gruemirë Çezmë

Data

Policia në Malësi e Madhe ka vënë në pranga një 52-vjeçar të shpallur në kërkim për veprën penale të kultivimit të bimëve narkotike.

Sipas autoriteteve, shtetasi me iniciale B. R. ishte në kërkim pas vendimit të marrë më 7 prill 2026 nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm në Shkodër, e cila kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”.

Nga hetimet rezulton se 52-vjeçari dyshohet se kishte kultivuar një sasi të konsiderueshme filizash dhe farash kanabisi në një magazinë në pronësi të tij, në fshatin Gruemirë Çezmë. Bimët narkotike janë zbuluar dhe asgjësuar nga policia më 30 mars 2026.

Pas arrestimit, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Shkodër për vijimin e hetimeve dhe veprime të mëtejshme ligjore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related