Policia greke ka arrestuar një 17-vjeçar grek si autor i dyshuar i vrasjes me thikë të 17-vjeçarit shqiptar Aleks Vangjeli në Lutraki. I mituri ka pranuar para hetuesve se e ka goditur pas një sherri banal, duke plagosur edhe një 19-vjeçar.
Në pranga është vënë edhe nëna e tij, e akuzuar për lënie pa kujdes të të miturit dhe tentativë për fshehje provash. Të dy pritet të dalin para gjykatës për masën e sigurisë.
