Arrestohet 30-vjeçari i dyshuar për tentativë rrëmbimi të një shtetaseje nga Nepali në Qafë Botë

Data

Policia e Sarandës ka arrestuar një 30-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim në lidhje me një ngjarje të ndodhur në fillim të muajit korrik, ku dyshohet për tentativë rrëmbimi të një shtetaseje nga Nepali pranë pikës kufitare të Qafë Botës.

Sipas Policisë, arrestimi u krye gjatë një operacioni të zhvilluar në lagjen nr. 4 të Sarandës. Në pranga u vu shtetasi Mariglen Kondi, 30 vjeç, me origjinë nga Tepelena.

Sipas autoriteteve, ngjarja ka ndodhur më 2 korrik, rreth orës 18:53, në aksin Konispol–Qafë Botë, në vendin e njohur si “Postbllok”. Policia dyshon se 30-vjeçari ka tentuar ta fusë me forcë të renë në automjetin e tij, ndërsa ajo ka mundur të largohet dhe ta denoncojë rastin në polici.

Autoritetet bëjnë të ditur se identifikimi i të dyshuarit u krye nëpërmjet veprimeve hetimore dhe administrimit të provave.

Sipas Policisë, 30-vjeçari rezulton i proceduar më parë për vepra të tjera penale, përfshirë kultivimin e bimëve narkotike dhe shkeljen e një mase sigurie, si edhe është arrestuar në vitin 2021 në një procedim tjetër penal.

Sqarim: Procedurat hetimore janë në vijim. Rrethanat dhe përgjegjësia penale do të përcaktohen nga organet kompetente, ndërsa personi i përfshirë në procedurat hetimore prezumohet i pafajshëm deri në një vendim gjyqësor të formës së prerë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related