Arrestohen dy vëllezër shqiptarë në Itali për trafik droge — pritet ekstradimi në Shqipëri

Data

Dy vëllezër shqiptarë janë arrestuar nga autoritetet italiane, nën akuzën se ishin pjesë e një grupi kriminal të strukturuar, i angazhuar në trafik droge. Arrestimi i tyre u realizua falë bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit në Shqipëri dhe Interpolit.

Operacioni për kapjen e tyre u zhvillua në kuadër të një hetimi ndërkombëtar, në të cilin u përfshinë edhe partnerë nga Italia dhe Europol. Tani, të dy të arrestuarit janë në pritje të ekstradimit drejt Shqipërisë për t’u përballur ligjërisht me akuzat, që lidhen drejtpërdrejt me trafikun e drogës.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rolit dhe rrjetit të mundshëm që kishin ndërtuar, si dhe për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë strukturë kriminale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related