Arrestimet e bashkiakëve të Fierit luftë brenda llojit e bandës Balluku, historia e parkingut mashtrim i pastër…

Data

Sulmi i inskenuar nga dyshja Belinda Balluku-Ceno Klosi është skenar i një lufte brenda llojit që ka shpërthyer në qytetin e Fierit. Historia e vjedhjes së të ardhurave nga parkingu është një inskenim i shëmtuar dhe skandaloz. Fieri është shndërruar në çiflig të huliganes së Edi Ramës, Belinda Balluku, e cila e ka kthyer qytetin në një arenë luftimi midis njerëzve të saj dhe të gjithë të tjerëve që nuk ngopin e orekset e zv.kryeministres së Edi Ramës. Qyteti tashmë komandohet nga një bandë që drejtohet nga Belinda Balluku, Drejtori i Policisë së Fierit Skënder Hidaj dhe deputeti Ceno Klosi që është dashuria e vyer e zëvendës kryeministres.  Ky grup i mirëstrukturuar përfshiu dhe drejtorin e hetimit tatimor për jugun e Shqipërisë Vasil Cekun, një prej ushtarëve më të bindur të Ballukut, i cili pasi zbatoi urdhrat për të kontrolluar parkingun, në fund përfundoi me “arrest shtëpie”.

Të ardhurat e këtij parkingu janë rreth 1milionë lekë në muaj dhe që nga periudha që ky shërbim është hapur ka akumuluar rreth 30 milionë lekë për rreth 30 muaj.  Ceku pasi ka marrë urdhër nga banda e qytetit ka vendosur të investigojë mbi shërbimet e parkingut, duke bërë gati një dosje të cilën e ka referuar në bashkëpunim me vartësi e Hidës në prokurorinë e Fierit. Sipas burimeve të gazetës “Sot”, pasi është sekuestruar sistemi kompjuterik ka rezultuar xhirua e barabartë me derdhjet e kryera në llogarinë bankare të bashkisë. Nga këtu ka nisur iniciativa për të kryqëzuar stafin e bashkisë për interesat e Belinda Ballukut.  Duke qenë se ligji  që përjashton bashkitë nga pagesa e TVSH-së për tarifat vendore është Ligji Nr. 92/2014 “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar”, konkretisht Neni 6 i këtij ligji. Ky ligj tregon se bashkitë nuk kanë detyrim të paguajnë TVSH për tarifat vendore që mbledhin nga qytetarët. Këto tarifa nuk konsiderohen si të ardhura nga një aktivitet ekonomik i tatueshëm, por si kontribute për shërbime publike që ofrohen nga pushteti vendor. Në rastin konkret ky shërbim është ofruar nga bashkia me tarifat e vendosura nga Këshilli Bashkiak. Kemi të bëjmë me tarifa për një shërbim që bashkia ja ofron qytetit, dhe nuk është aktivitet e konomik.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related