Në seancën e zhvilluar këtë të enjte, bashkëpunëtori i drejtësisë, Erion Alibej, rrëfeu më tej në Apelin e GJKKO përpjekjet personale për gjetjen e personave që vranë vëllanë e tij, Endrit Alibej, në atë që njihet si “masakra e Bradasheshit”.
Alibej deklaroi se në fund të shkurtit 2020 kishte zhvilluar një takim me Nuredin Dumanin, të organizuar nga Arjan Spahiu, ku ky i fundit i kishte treguar emrat e ekzekutorëve të vëllait, duke përmendur konkretisht Talo Çelën, Besmir Haxhinë dhe Altin Ndocin.
