Ka nisur mëngjesin e sotëm procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të degës së Partisë Demokratike në Shkodër.
Votimi ka filluar në orën 08:00 dhe po zhvillohet në hollin e teatrit “Migjeni”, ku anëtarët e kësaj force politike mund të hedhin votën e tyre deri në orën 18:00.
Sipas të dhënave, rreth 7100 anëtarë të Partisë Demokratike në Shkodër kanë të drejtë vote në këtë proces zgjedhor.
Në garë për drejtimin e degës së PD në këtë qytet janë dy kandidatë: Ardit Çylybyli dhe Gentian Ibro.
Pas përfundimit të votimit pritet të nisë menjëherë edhe procesi i numërimit të votave, ndërsa më pas do të shpallet kandidati fitues që do të drejtojë degën e Partisë Demokratike në Shkodër.
