Ardit Bido: Ja skandali i Nokës, Boçit, Gjekmarkajt, Blushit, Kasos dhe Afrovita Dhimojani në Himarë, si Berisha po…

Data

Drejtori i njëherësh kandidat dhe student, Ardit Bido komentoi zgjedhjet e Himarës, ku fitoi i PS, Vangjel Tavo. Në një intervistë për gazetën , Bido ngriti shumë për partinë politike të Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë, si Flamur No, Luçiano Boçi, Agron Gjekmarkaj, Tedi Blushi, Ivi Kaso, Afrovita Dhimojani, të cilët kanë mbajtur fushatën zgjedhore të folura. pas shpine me një banderolë që ishte fotoja e Petro Gjikurisë e të gjitha të shkruara në greqisht. Kjo gjë nga ana tjetër, Bido e konsideron si një tradhti dhe provokim i hapur ndaj shqiptarëve dhe himarjotëve që pretendojnë të marrin votën e tyre. Nga ana tjetër, ai vë theksin se në fushatën që ka ndodhur Gjikuria me foton e Piro Milo-s është një provokim dhe një tendencë tallje me të gjitha këto që bëjnë dhe bëjnë paradën nën fotografinë e Spiro Milos, të djegin, të Kallaratit, të Borshit, të Hundoçovës, të bashkisë Himarë.

-Sa të jenë këto zgjedhje? Për atë që janë më të rëndësishme, për himarjotët që janë aty, për Shqipërinë apo për dallimt shqiptaro-greke?

Është shumë interesante dhe më vjen mirë që tashmë është rasti që Flamur Noka, Luçiano Boçi, Agron Gjekmarkaj, Tedi Blushi, Ivi Kaso, Afrovita Dhimojani, të dalin dhe të deklarohen që janë pjesëtar të minoritetit etnik grek ose të dalin dhe të kundërshtojnë zotin Beleri që deklaron se kjo është një betejë e minoritetit grek. Pra, zoti Beleri e tregon qartazi se kjo është një betejë e vetëm minoritetit grek. Ndërkohë, që vetë Beleri votat që mori në zgjedhjet e kaluar, mbi 70% ishin vota shqiptarësh. Kështu që është momenti që ta dimë që Flamur Noka, Luçiano Boçi, Agron Gjekmarkaj, Tedi Blushi, Ivi Kaso dhe Afrovita Dhimojani, janë pjesë e minoritetit etnik grek dhe t’i respektojmë si të tillë ose të dalin dhe të ta kundërshtojnë së paku. Të kenë të paktën dhe të sqarojnë që Fredi Beleri nuk është kandidati që ata donin dhe ata kishin në mendje që iu doli scifo rrugës dhe se atje nuk po bëhej një betejë mes opozitës dhe shumicës por bëhej një betejë siç thotë Fredi Beleri, për minoritetin etnik grek.

Që votat që merr në Vinicë dhe Shën Vasil, në Borsh apo Shën Lukovë, në Pilurë, Qeparo dhe Vuno, nuk janë vota të cilat janë opozitare por janë vota të cilat shkojnë për betejën e fundit të minoritetit etnik grek. Pra, këtu është çështja që Fredi Beleri e vërteton në mënyrë të vijueshme atë që shohim dhe me Petro Gjikurisë, se kur vjen fjala për fushatë, bëjnë një fushatë të kujdesshme, megjithëse Gjikuria nuk e bëri të tillë në ndryshim nga Beleri dhe sa mbarojnë zgjedhjet ata nuk merren as me pronat, as me banorët e Kakomesë, as me pronat e Shën Vasilit, pronat e Krorëzës, as me mungesën e investimeve, as me mungesën e ujësjellësit në Vuno, as me mungesën e varrezave në Fterrë, as me mungesën e linjës së autobusit Kuç-Himarë, etj. Pra, nuk merren fare me këto por merren me Vorio-Pirrotizëm dhe në ndryshim nga Beleri i cili bëri një fushatë brilante dhe pas fushate filloi me këto teza. Gjikuria nuk bëri asgjë nga këto dhe e pamë në mbyllje të fushatës që ishte me një tabelë që ishte vetëm në greqisht në Himarë, në të cilën bënë paradën Flamur Noka, Luçiano Boçi, Tedi Blushi, Afrovita Dhimojani, Ivi Kaso, Agron Gjekmarkaj. Bëjnë këtë paradë në fyerje të Republikës së Shqipërisë, duke mos respektuar gjuhën e këtij vendi.

-Pse është bërë kjo gjë?

Është provokim dhe një tendencë tallje e Belerit, e Gjikurisë. Një tendencë tallje me të gjithë këto që shkojnë dhe bëjnë paradën nën fotografinë e Spiro Milos, të Djegësit, të Kallaratit, të Borshit, të Hundoçovës, të bashkisë Himarë.
-Çfarë beteje ishte kjo e Himarës, thjesht me Vangjel Tavos dhe Petro Gjikurisë apo shkon më tej?
Beteja në Himarë shkon në dy nivele. E para, është niveli lokal që banorë të atyshëm bëjnë votë protesta. Po i thërrasin për herë të 100-të PS, që ktheni sytë nga abuzimi me të drejtat tona. Në Nivicë dhe në Shën Vasil ka abuzim me të drejtat e atyre banorëve për plazhin e Kakomesë dhe Krorëzës. Ata banorë me kokëfortësinë që i karakterizon mbajnë flamurin shqiptar në mes të fshatit për të qenë e qartë dhe për Beletristët që këtu nuk hyni dhe votojnë për Gjikurinë. Në nivelin e përdorimit kemi dy nën ndarje. Përdorimi që i bën Vorio Pirotizmi, sjellja e Fredi Belerit me himarjotët pasi iu mori votën, provokimi i Gjikurisë me parullë e shkruar vetëm në greqisht, që është absurde. Ky verio-pirotizmi që këto po tentojnë për një arsye të thjeshtë se tentojnë se në atë mënyrë hanë bukën nga Greqia. Kanë elementet e financimit nga ekstremi i djathtë grek dhe po nuk bënë këtë, mbeten pa bukën e gojës. Këto janë mësuar që përmes tensionit artificial të prodhojnë dhe sigurojnë bukën e gojës. Dhe niveli i tretë që është niveli i turpshëm, është tradhti e Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë, të cilët kanalizojnë votën e protestës së shqiptarëve të zonës, votën e inatit të tyre e kanalizojnë te Vorio-Pirotizmi dhe e bëjnë se lobi grek është aq i fuqishëm sa mund të ndikojë të ‘non-grata’ dhe kjo është e pavërtetë. Përfaqësuesit e opozitës duan ta kanalizojnë votën e protestës dhe në vend të saj shkojnë e bëjnë protestë me banderola në greqisht dhe nën foton e Pirro Milos që dogji fshatin e Kallaratit të Vjetër i cili sot nuk ekziston më. Dhe në atë luftë të vitit 1914, shqiptarët kanë dhënë jetën dhe në atë protestë mund të ketë pasur stërnipërit të cilët kanë luftuar me Pirro Milon dhe kanë dhënë jetën për vendin e tyre dhe këto shkojnë të PD dhe PL për t’ju marrë votën e pretendojnë se do i presin në Borsh me krahë hapur.

-Zoti Tavo si iu duket në këto zgjedhje?

Unë e kam thënë para, gjatë fushatës dhe pas, Tavo është një gabim politik, naivitet, mungesë kreativiteti e shumicës por Tavo nuk mund të akuzohet për Vorio- Pirotist, në kuptimin e identitetit, Tavo është një shqiptar i mirë me etni greke, siç është shumica dërmuese e minoritetit që jetojnë në harmoni e vëllazëri me shqiptarët. Tavo e përfaqëson 100% ndjesinë e minoritetit që nuk ndikohen në këtë gjëra që është një ndër pakicat më të integruara që ekzistojnë në Ballkan, tërësisht shqiptar e tërësisht grek. Vangjel Tavo në 28 vite të jetës së tij politike nuk ka ngritur kurrë teza nacionaliste greke, nuk ka punuar kurrë vetëm për grekët. Gabimi politik është sepse ti nuk duhet të lësh shijen në Tiranë dhe të krijosh precedentin e shijes, të simbolikës që duhet një grek për të fituar Bashkinë e Himarës, se është e pavërtetë. Në Himarë duhet se të zgjidhësh problemet e niviciotëve dhe të shënvasiotëve e të borshiotëve e foton me 90% nëse ke përballë vorio-pirotizmin. Këto janë çështje komplekse të zonës që duhet parë se cili argument qëndron. Por ajo që është e papranueshme dhe nuk ka nevojë të presim gjë është që kemi ripërdorim të votës së shqiptarëve për vorio-pirotizëm, jo vetëm nga Beleri por ku i fundit vë me shpatulla pas muri që s’mund të heshtin tashmë, Flamur Nokën, Luçiano Boçin, Tedi Blushin, Ivi Kason, Afrovita Dhimojani, Agron Gjekmarkajn. Tedi është një djalë patriot shqiptar por nuk mund të gënjehet e të dali në këtë formë. Është e tepërt. Kjo nuk ka diskutim që është tradhti. Luçiano Boçit nuk i ka hije ajo gjë që për efekt politik të bëhet hinemeros tisalajgjis.

-Për këto zgjedhje Greqia sa e interesuar është?

Marrëdhëniet shqiptaro-greke komplekse, në çdo moment mund të gjenden arsyet për të krijuar tension dhe kjo ka të bëj më të madhe të interesit të Greqisë përkundrejt Shqipërisë. E rrjedhimisht, rasti Beleri u përdor, qoftë për interesa të politikës së brendshme të Greqisë për vota, qoftë të politikave të Greqisë përkundrejt Shqipërisë për të vendosur me shpatulla pas murrit për probleme reale dypalëshe. Zgjedhjet se kush fiton, vetëm në një kuptim, ai që fiton do të vij me idenë dhe do të bëj provokime. Sepse nëse fiton, siç fitoj dikur Bollanoja dhe siç Beleri deklaronte që donte të fitonte se në census do të duhet t’i dilnin medoemos mbi 20% grek që të bëj bashkim minoritar dhe të futej në konceptin e asosacionit që i shkiti Vangjel Dules dhe e tha. Që janë penguese, për identitetin dhe strukturën e tyre të shtetit Shqiptar. Nacionalizmi politik grek i larguar nga Spiro Milistët e bëjnë se me atë hanë bukën dhe harroje se do të merren me problemet e Kakomës së Krorës, se atje nuk hanë bukë. Ato i duan ata si vota por për të ngrënë bukën e hanë vetëm përmes tensionit. Është e qartë se si kuptim në kuptimin e krijimit të alibive të reja që Greqia kur i intereson si një serioz për çështje reale në shtetin dypalësh t’i përdori në kuptimin e Himarës si çështje, si për Greqinë nuk ekziston.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related