Analisti Andi Bushati, në një reagim të fuqishëm lidhur me raportin e DASH për Shqipërinë, ka deklaruar se vendi nuk vdes vetëm për shkak të politikës apo krimit të organizuar, por edhe për shkak të medias që, sipas tij, shantazhon qytetarët.
Ai theksoi se në shoqëri të demokratike, kur të kërcënon dikush — qoftë një kriminel apo një punonjës i shtetit — zgjidhja është ti drejtohesh mediave ose institucioneve të drejtësisë. “Por kur as mediat dhe as gjykatat nuk të japin zgjidhje”, tha Bushati, “atëherë demokracia është vdekur”.
Bushati kritikoi perceptimin publik që është krijuar: edhe një biznesmen i fuqishëm nuk mund të gjejë drejtësi; çfarë të presim pastaj për një qytetar të thjeshtë? Duke marrë parasysh praninë e medias në raportin DASH dhe rolin që ajo po luan në shantazhe ndaj investorëve, Bushati tha se nuk do të ndalet së artikuluari këtë çështje — përkundrazi, sa më shumë debat që bëhet, aq më shumë fakte grumbullohen për mungesën e demokracisë që përjetojmë sot.
