Analistët vlerësojnë se qeveria e re, i cila premtoi integrimin e shpejtë në Bashkimin Evropian dhe frenimin e ndikimit rus, nuk arriti të përmbush asnjë nga synimet.
Përkundrazi ata thonë se shumicën parlamentare e përbëjnë strukturat pro-serbe, të cilat në asnjë drejtim nuk e favorizojnë politikën zyrtare të Malit të Zi.
Analistët shprehen të zhgënjyer me qeverinë e Malit të Zi. Ata vlerësojnë se qeveria e re e cila premtoi integrimin e shpejtë në Bashkimin Evropian dhe frenimin e ndikimit rus, nuk arriti të përmbush asnjë nga synimet.
Analisti dhe publicisti, Gjokë Dukaj tha se shumicën parlamentare e përbëjnë strukturat pro-serbe, të cilat në asnjë drejtim nuk e favorizon politikën zyrtare të Malit të Zi.
“Duke marrë parasysh se shumicën parlamentare e përbejnë strukturat të cilat në vazhdimësi janë deklaruar si pro-serbe me orientim që nuk i shkon në favor politikës zyrtare të Malit të Zi, atherë duhet pranuar se kjo e dëmton imazhin e disa të arriturave, sidomos nga ekzekutivi në Malin e Zi,” tha zoti Dukaj
