Erion Veliaj arrin në Gjykatën Kushtetuese për të ankimuar shkarkimin nga detyra

Data

Kryebashkiaku i pezulluar i Tiranës Erion Veliaj ka mbërritur nga paraburgimi i Durrësit në Gjykatën Kushtetuese.

Veliaj doli me pranga nga furgoni i Drejtorisë së Burgjeve, për të hyrë në sallën e Gjykatës Kushtetuese, ku do të ankimojë shkarkimin e tij nga detyra si kryebashkiak i Tiranës.

Veliaj do të jetë i pranishëm në seancën publike me relatore Sonila Bejtjan ku do të përballet me qeverinë dhe Presidencën për shkarkimin e propozuar.

Seanca pritet të nisë në orën 10:00.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related