Alfred Cako zbardh pazaret nën tavolinë: Ja si amerikanët zgjedhin se kush do të qeverisë Shqipërinë, si u prish…

Data

Konspiracionisti dhe teoricieni i njohur, Alfred Cako ka komentuar situatën politike në vend, ndërsa hedh dritë mbi lojërat e ndërlikuara të politikës shqiptare dhe lidhjet e fshehta ndërkombëtare që kanë ndikuar dhe vazhdojnë të ndikojnë në fatin e Shqipërisë. Në një intervistë të rrallë dhe të guximshme për gazetën zoti Cako zbulon se në prapaskenën e politikës shqiptare, vendimet e mëdha nuk merren as në zyrat e partive dhe as në sytë e publikut. Sipas tij, janë tavolinat e fshehta ku hartohen skenarët, teksa Alfred Cako pohon se ky rregull vlen më shumë se kurrë kur bëhet fjalë për zgjedhjet e 11 majit. Në këtë intervistë shpërthyese, ai zbardh pazaret e bëra nën tryezë dhe zbulon se kush i tërheq fijet në prapaskenë. Sipas tij, amerikanët kanë pasur gjithmonë rolin e arbitrit, por nga viti 2013, loja ndryshoi rrënjësisht. Me ardhjen e Edi Ramës dhe Erion Veliajt në skenë, thekson konspiracionisti Cako, balanca politike u prish, duke favorizuar vetëm njërën palë dhe duke goditur kundërshtarët.

Por tani, era e ndryshimeve duket se po fryn sërish nga Washingtoni. Z. Cako paralajmëron një tërmet politik, i cili mund të sjellë rikthimin e rrotacionit politik, duke hapur rrugën për një rikthim të opozitës. Megjithatë, kjo nuk do të vijë pa kosto. Ndërkohë për kryeredaktorin e gazetës “SOT”, Rigels Seliman, teoricieni Cako analizon se çfarë e pret Ramën, Veliajn, Berishën dhe Metën në këtë skenar të ri, ku gjithçka varet nga prirjet e reja të politikës amerikane. Nëse PS nuk pranon rikthimin e ekuilibrit, zgjedhjet mund të jenë të mbushura me tension dhe konflikte. Në anën tjetër, opozita duhet të bëjë lëvizje të zgjuara, duke balancuar lidershipin mes figurave të vjetra dhe të reja. Ndërkohë, politikanët shqiptarë, të cilët dikur sulmonin Donald Trumpin, sot po përpiqen të pozicionohen pranë tij, duke ndryshuar retorikën sipas rrymave të reja në Washington. Por a do t’i ndihmojë kjo strategji? Dhe më e rëndësishmja, kush do të jetë fituesi i madh pas 11 majit? Alfred Cako ka përgjigjet dhe ato janë tronditëse.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related