Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka dhënë alarmin për një rast serioz që lidhet me sigurinë ushqimore të foshnjave. Pas kontrolleve të kryera dhe një njoftimi zyrtar nga Sistemi Europian i Njoftimit të Shpejtë për Ushqimin (RASFF), është konstatuar se disa produkte qumështi pluhur për bebe, të tregtuara edhe në Shqipëri, janë të kontaminuara me substancën Cereulide, e cila përbën rrezik potencial për shëndetin e fëmijëve.
Sipas AKU-së, produktet kanë origjinë nga Holanda dhe rasti është zbuluar pas kontrolleve të kryera nga autoritetet italiane. Menjëherë pas marrjes së informacionit, AKU ka ndjekur gjurmueshmërinë, ka bllokuar të gjithë sasinë e gjetur në treg dhe ka vendosur asgjësimin e saj.
Produktet e identifikuara si të rrezikshme janë:
•BEBA PRE 800G – Lot nr. 51250346AA, skadencë 05.2027
•BEBA PRE 800G – Lot nr. 51720346AA, skadencë 06.2027
•BEBA PRE 800G – Lot nr. 51660346AC, skadencë 06.2027
•BEBA 1 800G – Lot nr. 51180346AB, skadencë 04.2027
•BEBA 1 800G – Lot nr. 51450346AA, skadencë 05.2027
•BEBA 1 800G – Lot nr. 51660346AB, skadencë 06.2027
•BEBA SUPREME PRE 800G – Lot nr. 51720742F3, skadencë 06.2027
•BEBA SUPREME 2 800G – Lot nr. 51550742F1, skadencë 06.2027
•BEBA SUPREME 2 800G – Lot nr. 51550742F2, skadencë 06.2027
AKU u bën thirrje urgjente prindërve dhe kujdestarëve që nëse e kanë blerë ndonjë nga këto produkte dhe e kanë ende në përdorim, të mos e konsumojnë dhe ta kthejnë menjëherë në pikat e shitjes.
Autoriteti thekson se janë ndjekur të gjitha procedurat standarde të sigurisë ushqimore dhe se rasti është raportuar zyrtarisht në kuadër të sistemit RASFF, për të shmangur çdo rrezik të mëtejshëm për shëndetin e fëmijëve.
