Alarm nga OBSH: Rriten rastet me Ebola në Afrikë, mbi 600 të dyshuar dhe 139 viktima

Data

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ngritur alarmin për rritjen e rasteve të dyshuara me Ebola në Republika Demokratike e Kongos dhe Uganda, ku deri tani raportohen rreth 600 raste të dyshuara dhe 139 viktima.

Komiteti i Emergjencave i OBSH-së u mblodh në Gjenevë, ndërsa drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, deklaroi se situata mbetet një emergjencë e shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar, por jo pandemi globale.

“OBSH e vlerëson rrezikun e epidemisë si të lartë në nivel kombëtar dhe rajonal, por të ulët në nivel global”, tha Tedros.

Sipas autoriteteve shëndetësore, shpërthimi aktual lidhet me variantin Bundibugyo të virusit Ebola, për të cilin aktualisht nuk ekziston vaksinë apo trajtim specifik.

Nga 600 rastet e dyshuara, OBSH konfirmon se 51 janë identifikuar zyrtarisht në provincat veriore të Kongos, Ituri dhe Kivu i Veriut.

Ndërkohë, Uganda ka konfirmuar dy raste në kryeqytetin Kampala, përfshirë një viktimë, pasi personat e infektuar kishin udhëtuar nga Kongo drejt Ugandës.

Shefi i emergjencave në OBSH, Chikwe Ihekweazu, deklaroi se prioriteti kryesor është identifikimi i të gjitha zinxhirëve të transmetimit të virusit.

“Kjo do të na lejojë të kuptojmë shkallën reale të shpërthimit dhe të ofrojmë kujdes sa më shpejt”, tha ai.

Një misionar mjekësor i infektuar me Ebola në Kongo po transportohet aktualisht drejt Gjermani për trajtim të specializuar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related