Alarm masiv në Dubai: Mesazhe urgjente për kërcënim me raketa u dërgohen mijëra qytetarëve

Data

Situatë alarmi është regjistruar pasditen e sotme në Dubai, ku mijëra qytetarë kanë marrë një njoftim urgjent sigurie në telefonat e tyre celularë, duke paralajmëruar për një kërcënim të mundshëm me raketa.

Mesazhi, i shpërndarë në gjuhën angleze dhe arabe, u bënte thirrje banorëve që, për shkak të situatës aktuale, të kërkonin menjëherë strehim në ndërtesat më të afërta të sigurta. Po ashtu, qytetarëve u rekomandohej të shmangnin dritaret, dyert dhe hapësirat e hapura, duke pritur udhëzime të mëtejshme nga autoritetet.

Njoftimi mbante firmën e Ministria e Brendshme e Emirateve të Bashkuara Arabe, çka tregon se bëhet fjalë për një alarm zyrtar dhe pjesë e protokolleve të sigurisë në raste rreziku të mundshëm.

Deri në këto momente nuk ka raportime për sulme konkrete apo incidente të konfirmuara. Megjithatë, aktivizimi i sistemit të njoftimeve emergjente sugjeron se autoritetet janë në gatishmëri të lartë dhe po marrin masa parandaluese për mbrojtjen e popullsisë.

Ngjarja vjen në një kontekst të tensionuar rajonal, duke rritur shqetësimin tek qytetarët dhe duke nxitur reagime të menjëhershme për sigurinë personale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related