Akuzat e Nokës, Agron Shehaj: Sulmohem sepse nuk duan të denoncoj vjedhjet

Data

Kryetari i partisë ‘Mundësia’, Agron Shehaj i është përgjigjur akuzave të deputetit demokrat Flamur Noka, i cili tha se “Mundësia” është një “partiçkë e regjimit”.

Shehaj tha se sulmet që i bëhën nga Noka, vijnë pasi ai ka denoncuar “vjedhjen që po bëhet në rrugën Thumanë-Kashar”.

Shehaj thekson se kjo rrugë duhet të kushtonte vetëm 60 milionë, por kostoja ka shkuar në 1.3 miliardë euro.

Sulmi vjen pas debatit në Kuvend. Ne po denoncojmë se në rrugën Thumanë-Kashar po bëhet korrupsion masiv dhe pas kësaj, Flamur Noka më sulmon me shpifje pas denoncimeve. Të gjithë e dimë se Flamur Noka është afër me një biznesmen të njohur. Shqiptarët do të paguajnë 1.3 miliard euro për vetëm 20 km rrugë. Këtij biznesmeni ia kanë dhënë koncesionin, sepse do i ndajnë paratë me njëri-tjetrin, jo se është burrë i mirë. Sapo flas për këtë skandal, del Noka e flet kundër meje”, tha Shehaj në News24.

I pyetur nëse është e vërtetë që kompania e tij ka ndërtuar shtëpinë e bashkëshortes së Veliajt, Ajola Xoxës, Shehaj deklaroi se edhe kjo është shpifje.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related