Akuza tronditëse nga deputeti i PD: SPAK kërkoi masa shtrënguese për Ballukun, ushtroi presion mbi punonjësit dhe ndryshoi ligje nga frika e hetimit

Data

Deputeti i PD-së Gjin Gjoni ishte mbrëmjen e sotme në Kjo Javë, teksa foli mbi rastin Balluku.

Gjoni thekson se kërkesa e SPAK për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres për të cilën nuk ka ende një vendin nga Kushtetuesja nuk ka lidhje me masën e arrestit të cilën kërkon po SPAK ndaj Ballukut.

Prandaj çështja e imunitetit nuk ka pse zvarritet në Këshillin e Mandateve.

Më tej Gjoni shton se qeverisja Rama po zhbën reformën në drejtësi me ndryshimet e fundit në Kodin e ri Penal, që heq elementin e të penduarit të drejtësisë.

Gjin Gjoni: Kërkesa për pezullim nuk ka lidhje me kërkesën për arrest, masa e sigurimit futet në masat shtrënguese. Arresti në burg apo shtëpi është një masë se për shkak të intimidimit dhe metodave speciale, një anëtare e komisionit të tunelit është intimiduar nga zonja Balluku. Të vijmë pse Komisioni i Mandateve vepron në këtë mënyrë? Kanë një urdhër politik.

Do shkohet në drejtim të Ramës. Më shumë e-mail ka Rama se Balluku. Për shkak mënyrës si po mbron Ballukun, po mbron veten. Asnjë nga ne, profesori i së drejtës kishte vënë re që me ndryshimet e kodit penal kanë shfuqizuar elementin e të penduarit të drejtësisë. Se kanë frikë se një pjesë e madhe e dëshmitarëve që janë probabël për të bashkëpunuar dhe për të dhënë gjithë skemën si rasti i zotit Ahmetaj.

Shumë si zoti Ahmetaj punonjës më poshtë mund të bëhen bashkëpunëtorë, por kanë hequr elementët. Të gjithë elementët e akuzës ndaj Ballukut por edhe në rastin e AKSHI, institucion në varësi të kryeministrit i krijuar rishtazi, heqja e kësaj dispozite nesër Gerond Meçe nuk vjen për të bashkëpunuar me drejtësinë. Në pikëpamjet time po zhbëjnë reformën në drejtësi. Kanë futur në kodin penal dhe ligjet për qeverisjen e sistemit të drejtësisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related