AKU tërheq nga tregu biskotat gjermane “Dinkel Waffeln Natur”, dyshohet për nivel të lartë mykotoksinash

Data

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar tërheqjen nga tregu të produktit “EnerBiO Dinkel Waffeln Natur”, të cilat tregtohen në supermarketet Rossmann & Lala.

Sipas njoftimit zyrtar, tërheqja e produktit është bërë pas një kërkese të kompanisë gjermane Dirk Rossmann GmbH, si masë parandaluese për shkak të dyshimeve mbi tejkalimin e nivelit të lejuar të mykotoksinave.

AKU bën me dije se produkti është tërhequr nga të gjitha pikat e shitjes në vend, pa dallim loti apo date skadence, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve.

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mos e konsumojnë këtë produkt nëse e kanë blerë, ndërsa procesi i tërheqjes po monitorohet nga strukturat përkatëse të sigurisë ushqimore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related