Aktualitet Të dhënat e Cens 2023: Një e treta e familjeve në Tiranë e Korçë me një person, si u dyfishuan në një dekadë

Data

Nivelet e larta të emigrimit, plakjes së popullsisë dhe urbanizmit kanë rritur numrin e familjeve me një person. Të dhënat e Cens 2023 treguan se 25% e familjeve në rang vendi kishin vetëm një person, por në Tiranë, Korçë dhe Gjirokastër ato kishin një peshë më të madhe.
Të dhënat krahasuese tregojnë se numri i familjeve me person të vetëm është rritur ndjeshëm në dekadën e fundit duke u dyfishuar në krahasim me të dhënat e cens 2011, ku rreth 12.7% e familjeve përbëheshin nga vetëm një person që jetonte i vetëm në banesë.

Analiza e të dhënave Cens 2023 mbi përbërjen e familjeve në bashkitë e Shqipërisë tregon një prirje të theksuar drejt familjeve me vetëm një anëtar, një fenomen që shfaqet me intensitet në të gjithë vendin dhe që sugjeron zhvillime demografike dhe sociale të vrullshme në vijim.
Në kryeqytet, 31.9% e familjeve janë me vetëm një anëtar, përqindja më e lartë në rang kombëtar. Po në këtë nivel është dhe Korça. Pas tyre vjen bashkia e Gjirokastrës me 30.4%, e ndjekur nga Dropulli (29.7%), Përmeti (29.6%) dhe Dibra (28.6%). Në këto bashki, një në tre familje është e përbërë nga vetëm një person. (shiko grafikun e mëposhtëm).

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related