Aktivisti rus kritik ndaj Putinit gjendet i vrarë me thikë në Stamboll

Data

Një aktivist që prej vitesh ka kundërshtuar hapur Vladimir Putinin për politikat e tij është gjetur i vrarë në Turqi, vendin ku ai jetonte prej disa vitesh nën identitet të rremë. Trupi i Abakar Abakarov, themelues i kanalit në Telegram Morning Dagestan, u gjet nga një pastrues në një vilë me qira në Stamboll.

Ai kishte plagë të shumta me thikë dhe sipas policisë turke ishte zhdukur prej më shumë se një jave. 49-vjeçari kishte ikur nga Rusia pasi autoritetet e kishin shpallur në kërkim ndërkombëtar, duke e akuzuar për nxitje të protestave antiqeveritare në Dagestan.

Në vitin 2023, ai kishte raportuar për trazirat në aeroportin e Makhachkalasë, ku një turmë protestuesish sulmoi objektin dhe u përlesh me policinë, duke lënë dhjetëra të plagosur. Sipas burimeve lokale, Abakarov kishte marrë me qira vilën më 6 tetor dhe të nesërmen ishte parë me një vizitor që u largua me dy çanta.

Trupi i pajetë u gjet një ditë më pas, pa dokumente identifikimi. Policia turke ka hapur hetim për vrasjen, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje mbi autorët apo motivet e mundshme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related