Aksidentohet furgoni i “Shqiponjave”, përplaset me barrierën metalike në Fier

Data

Një aksident i rëndë është shënuar paraditen e sotme në aksin rrugor Fier – Lushnjë, në vendin e quajtur Vajkan.

Një automjet i policisë është përplasur me mbrojtësen metalike.

Mësohet se furgoni i forcave “Shqiponja” është aksidentuar, pasi një autoveturë i ka prerë rrugën dhe për të shmangur përplasjen me mjetin, ka goditur barrierën.

Fatmirësisht, raportohet se nuk ka persona të lënduar.

Grupi hetimor po punon pë të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related