Një aksident i rëndë me pasojë humbjen e jetës ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tepelenë.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip furgon ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në kthesën që të çon drejt fshatit Salari, në Njësinë Administrative Kurvelesh, Bashkia Tepelenë.
Ngjarja ka ndodhur në aksin rural Tepelenë–Lopës. Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën drejtuesi i furgonit, shtetasi Arjan Ç.
Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, si dhe nëse në mjet ndodheshin persona të tjerë në momentin e përmbysjes.
Policia rrugore ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
