Aksident në Qafë Kashar në autostradën Tiranë–Durrës, ndërhyn ambulanca dhe bllokohet trafiku

Data

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune në zonën e Qafë Kasharit, në autostradën Tiranë–Durrës.

Sipas burimeve jo zyrtare, automjeti i përfshirë në aksident dyshohet se drejtohej nga një grua, megjithatë deri në këto momente nuk ka një njoftim zyrtar nga policia lidhur me rrethanat e ngjarjes.

Në vendin e aksidentit ka mbërritur menjëherë një ambulancë për të ofruar ndihmën e parë, ndërsa ende nuk ka informacion të konfirmuar nëse ka persona të lënduar.

Për shkak të aksidentit është krijuar përkohësisht trafik në autostradë, duke shkaktuar vonesa për drejtuesit e automjeteve që qarkullojnë në këtë aks.

Autoritetet pritet të japin më shumë detaje në vijim lidhur me shkaqet e aksidentit dhe gjendjen e personave të përfshirë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related