Aksident në aksin Lezhë–Milot pranë Treshit: Dy makina përplasen “kokë më kokë”, një i plagosur dërgohet me urgjencë në spital

Data

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Lezhë–Milot, pranë kryqëzimit të Treshit, ku dy automjete janë përplasur “kokë më kokë”.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë një mjet tip “Audi A4” dhe një fuoristradë. Si pasojë e përplasjes së fortë, një person ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policia e Shtetit, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Paraprakisht nuk dihen shkaqet e përplasjes, ndërsa autoritetet po punojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related