Aksident i rëndë pranë QTU, një makinë përfshihet nga flakët pas përplasjes

Data

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit pranë QTU, duke shkaktuar panik dhe ndërhyrje emergjente të shërbimeve të shpëtimit.

Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 02:00 pas mesnatës, një automjet është goditur nga pas nga një tjetër mjet. Si pasojë e përplasjes së fortë, makina që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin është përfshirë menjëherë nga flakët dhe është djegur plotësisht.

Në vendngjarje kanë mbërritur dy autoambulanca dhe një mjet zjarrfikës, të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit dhe dhënien e ndihmës së parë.

Deri më tani nuk ka informacion të konfirmuar për numrin e personave të përfshirë në aksident apo gjendjen e tyre shëndetësore.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

Si pasojë e aksidentit, në zonë është krijuar një trafik i rënduar, me radhë automjetesh që sipas raportimeve shkojnë deri në 4 kilometra.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related