Aksident i rëndë në aksin Elbasan–Peqin/ Makina përplas motorin, një i plagosur

Data

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin Elbasan–Peqin, pranë fshatit Paulesh.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përplasur me një motor, duke shkaktuar plagosjen e drejtuesit të motorit. I lënduari është transportuar me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore, ndërsa gjendja e tij ende nuk është bërë e ditur.

Forcat e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet hetimore për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, si dhe për të përcaktuar përgjegjësitë.

Qarkullimi në zonë ka pasur vështirësi të përkohshme, ndërsa priten të tjera detaje në vijim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related