Aksident i rëndë/ Mjeti del nga rruga dhe përplaset me shtyllën, humb jetën drejtuesi 30-vjeçar

Data

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme (20 gusht) në në aksin rrugor “Shëngjin-Lezhë”.

Një mjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë, për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi 30-vjeçar.

Nga aksidenti ka mbetur i lënduar një pasagjer, i cili është transportuar drejt Traumës dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 04:00, në aksin rrugor “Shëngjin-Lezhë”, shtetasi Gj. V., 30 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti është përplasur me një shtyllë në anë të rrugës.

Nga përplasja ka humbur jetën 30-vjeçari dhe është dëmtuar pasagjeri në këtë automjet, shtetasi A. V., i cili është transportuar në Spitalin e Traumës dhe aktualisht është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related