Aksident i frikshëm në Tiranë, makina “fluturon” nga rruga dhe përfundon në Lanë

Data

Një makinë ka përfunduar në lumin e Lanës mbrëmjen e së dielës në kryeqytet.

Ende nuk raportohet për persona të lënduar. Burimet mediatike bëjnë me dije se kur Policia dhe ambulanca kanë shkuar në vendngjarje, brenda mjetit tip “Volkswagen” nuk gjetën as shoferin dhe as pasagjerë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Brrylit” në Tiranë, teksa mjeti në rrethana ende të paqarta ka dalë nga rruga kryesore dhe ka “fluturuar” drejt Lanës.

Policia dhe shërbimet e tjera ndodhen në vendngjarje për të nisur hetimet dhe nxjerrë veturën nga kanali.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related