Aksident fatal në Tiranë, autoboti i UKT përplas për vdekje 72-vjeçaren në bulevardin “Gjergj Fishta”, kamerat zbulojnë momentin kur u rrëzua në rrugë

Data

Një aksident tragjik me pasojë humbjen e jetës është regjistruar mesditën e kësaj të marte në Tiranë, në bulevardin “Gjergj Fishta”, në zonën e njohur si ish-ekspozita.

Viktima është identifikuar si 72-vjeçarja Athina Bushi, e cila po lëvizte me një motomjet elektrik në momentin e ngjarjes. Ajo humbi jetën në vend pasi u përplas nga një autobot i Ujësjellës Kanalizime Tiranë (UKT), që drejtohej nga një 52-vjeçar.

Sipas burimeve nga hetimi, pamjet e kamerave të sigurisë kanë ndihmuar në rindërtimin e dinamikës së aksidentit. Dyshohet se e moshuara është penguar gjatë lëvizjes me mjetin elektrik dhe ka rënë në rrugë. Në ato momente, autoboti që po kalonte në zonë e ka përplasur me rrotat e pasme, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme procedurale. Nga verifikimet paraprake rezulton se ai nuk ishte nën efektin e alkoolit, ndërsa në deklarimet e tij ka pohuar se nuk e ka vënë re momentin kur 72-vjeçarja u rrëzua në rrugë.

Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe përgjegjësitë e këtij aksidenti fatal.

Pas ngjarjes, ka reaguar edhe UKT, duke shprehur ngushëllimet për familjarët e viktimës dhe duke theksuar se po ndjek me seriozitet zbardhjen e plotë të rastit, në bashkëpunim me autoritetet përkatëse.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related