Ajola Xoxa paraqitet në SPAK

Data

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur të premten në Prokurorinë e Posaçme, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” të vendosur ndaj saj nga Gjykata e Posaçme.

Veliaj bashkë me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa akuzohen nga SPAK për veprat penale korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj po hetohet nën masën e sigurisë arrest me burg, kurse më 12 shkurt, Gjykata vendosi t’i ndryshojë masën nga “arrest në shtëpi” në “detyrim paraqitje” Ajola Xoxës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related