Agroturizmi garanton sukses, por çfarë kërkojnë turistët?

Data

Kuzhina autentike dhe prodhimet vendase të servirura në mënyrë origjinale mbeten binomi që tërheq pranë vetes të huaj dhe vendas. Viti 2025 pritet të jetë vazhdim i atij që lamë pas.

Interesi turistik për Shqipërinë me një numër në rritje të vizitorëve vit pas viti është shoqëruar me të njëjtin efekt zinxhir edhe te segmenti i agroturizmit.

Njësitë agroturistike të vendosura në rajone të ndryshme të vendit kanë parë rritje të numrit të atyre që i frekuentojnë, qoftë për një vakt autentik, qoftë për një qëndrim më afatgjatë duke kaluar një apo dy net pranë bujtinave.

Për disa agroturizme, ku ka mungesë të theksuar infrastrukture, ku rrjeti energjetik është i dobët, apo kur janë të vetëquajtura të tilla pa ofruar diçka origjinale, mbijetesa është e vështirë.

Ndërsa për agroturizmet e konsoliduara dhe të hapura gjithmonë e më shumë për të dalë jashtë kornizave tradicionale në kërkim të një oferte më gjithëpërfshirëse, e ardhmja duket optimiste.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related