Afera e kompleksit Partizani, SPAK i kërkon autorizim Kuvendit për caktimin e masës së arrestit për Sali Berishën

Data

Prokuroria e Posaçme ka çuar në Kuvendin e Shqipërisë një shkresë ku kërkon ndryshimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha me “arrest shtëpie”.

Në shkresën e SPAK drejtuar Kuvendit, të siguruar nga Top Channel thuhet se: “Mbështetur në nenin 73 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenin 231, 260, 288, 289 të K.Pr.Penale, si dhe në Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, nenet 13 dhe 118, bashkëlidhur ju përcjellim kërkesën për dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali BERISHA, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit personal shtrëngues nga ajo e “Detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit” parashikuar nga neni 233 i K.Pr.Penale, në atë të arrestit në burg/ arrest në shtëpi, parashikuar nga nenet 238/237 të K.Pr.Penale, në kuadrin e procedimit penal nr. 287 të vitit 2020, të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë.

Gjatë një konference për shtyp sa i përket aferës së inceneratorëve, i pyetur për kërkesën e SPAK mbi ndryshimin e masës së sigurimit, Berisha tha se respekton vendimin e Kuvendit. Ish-kryeministri theksoi se “me kundërshtimin e vendimit të gjykatës për moszbatimin e masës “detyrim paraqitje” kam mbrojtur parlamentin”.

 

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related