“Administrata të marrë masa për mbledhjen e radhës”, Çupi pezullon mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit për vendimet e GJK-së: Nuk plotësohet kourumi, mungojnë 6 deputetë

Data

Ditën e sotmë është mbledhur Këshilli i Legjislacionit për vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Kryetarja e Këshillit, Dhurata Çupi gjatë fjalës së saj u shpreh se sot nuk do të merren dot vendime nga Këshilli sepse nuk plotësohet kourumi pasi mungojnë 6 deputetë.

Ao më tej shtoi se vendimet do të merren kur pjesmarrja të jetë e plotë ndërsa i ka kërkuar administrës së Kuvendit të thërrasë mbledhje e të plotësohet kourumi, me qëllim që në mbledhje të shqyrtohen vendimet e GJK.

“Sot nuk mund të marrim dot vendime, sepse nuk janë 6 deputetë, nuk plotësohet kourumi. Kur pjesëmarrja e kolegëve të jetë e plotë, mund të merren më shumë vendime. Ligji për studentët është një ligj që është kundërshtuar nga opozita. Administrata të marrë masa që mbledhja e radhës të zhvillohet sa më shpejt. Administratës i kërkoj që të mbledhë kourumin sa më shpejt, që vendimet e Gjykatës Kushtetuese të mund të shqyrtohen,” tha ajo.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related