Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka mbyllur hetimet për 3 ish-zyrtarë të Bashkisë së Tropojës për shkelje të barazisë në tendera.
Zenel Çela, Ramiz Bardhi dhe Rexhep Ismailsufaj kanë pranuar fajësine në lidhje me një tender prej afro 500 mijë eurosh për rikostruksionin e nnjë shkolle në Tropoje.
Sipas hetimeve, ata kanë favorizuar një kompani që kishte paraqitur ofertën më të lartë, duke i shkaktuar një dëm ekonomik prej 80 mijë eurosh.
Njoftimi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK)
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën me marrëveshje për pranimin e fajësisë, të procedimit penal Nr. 288, të vitit 2021, në ngarkim të të pandehurve:
Zenel Çela, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazizë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258, i Kodit Penal (hetuar në gjendje të lirë);
Ramiz Bardhi, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazizë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258, i Kodit Penal (hetuar në gjendje të lirë);
