Abuzoi me fondet e Teatrit/ Delina Fico mbron Altin Bashën: Mos i prishni imazhin

Data

Pakënaqësitë e aktorëve ndaj ish-drejtorit të Teatrit Kombëtar Altin Basha vazhdon prej kohësh, e duket se ata kishin të drejtë.

Pak javë më parë, emisioni “Piranjat” publikoi fakte dhe dëshmi se si Altin Basha dhe bashkëshortja e tij, Ilirjana, e kishin kthyer Teatrin në një “çerdhe” korrupsioni për t’u pasuruar për vete, ku regjisori shfrytëzonte postin e drejtorit për të abuzuar me fondet që akordoheshin për shfaqjet.

Pas publikimit të fakteve, Qeveria e vendosur përballë presionit, vendosi ta shkarkonte në mbledhjen e fundit, teksa në atë post dukej se e kishte vendosur për shkak se Altin Basha ndryshoi 180 gradë qëndrim dhe u rreshtua pro shembjes së Teatrit Kombëtar.

Por, pavarësisht publikimit të fakteve, ka ende njerëz pranë Qeverisë që vazhdojnë ta mbrojnë ish-drejtorin arrogant të Teatrit Kombëtar, Altin Basha. Një prej tyre është Delina Fico, ish-bashkëshortja e Edi Ramës dhe më pas bashkëshorte e Bledi Çuçit.

Në një lajm të BIRN, Fico ka komentuar ku shpreh keqardhjen që po i prishet imazhi Altin Bashës dhe për të akuzat janë të pavërteta, pavarësisht se ishin të mbështetura në dokumente dhe dëshmi

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related