Abuzimi me rezervat shtetërore/ Kurti i shmanget ultimatumit të Gjykatës për të dëshmuar, nxjerr axhendën me aktivitete

Data

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është urdhëruar të paraqitet në Prokurorinë Speciale në cilësinë e dëshmitarit më 4 mars 2025, në ora 10:00, por në të njëjtën kohë, ai pritet të marrë pjesë në një aktivitet tjetër zyrtar.

Sipas një njoftimi nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Kurti do të jetë i pranishëm në vendosjen e gurthemelit të një çerdheje të re në Gjilan, në lagjen “Livadhet e Arapit”, po në ora 10:00. Në këtë ceremoni do të marrin pjesë edhe ministrja Arbërie Nagavci dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.

Ndërkohë, zëdhënësja e Gjykatës Themelore, Mirlinda Gashi, ka konfirmuar se urdhri për dëshminë është lëshuar me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Kosovës, ndërsa Zyra e Kryeministrit ka pranuar njoftimin më 28 shkurt përmes emailit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related