A po hetohet Veliaj më vete apo janë mbyllur hetimet? Këlliçi: Kreu i GJKKO po fsheh të vërtetën

Data

Drejtuesi politik i PD-së në Tiranë, Belind Këlliçi ka deklaruar se “kolegët” e Erion Veliajt në SPAK lodhen kot, pasi sipas tij, nuk e fshehin dot të vërtetën, maksimumi thjesht do t’i zgjasin agoninë “pronarit faktik” të Inceneratorit Tiranë.

Në një deklaratë nga selia blu, Këlliçi deklaroi se Prokuroria e Posaçme dhe Erion Veliaj mbajnë dy qëndrime të kundërta në lidhje me hetimet për inceneratorin e Tiranës.

Sipas tij, SPAK pretendon se ka përfunduar hetimet vetëm për një pjesë të funksionarëve dhe për të tjerët dosja është ndarë më vete, ndërsa kryebashkiaku i Tiranës pretendon se hetimet janë mbyllur përfundimisht dhe se nuk është ai kërkuesi i konçensionit për trajtimin e mbetjeve dhe nuk është autoriteti menaxhues.

Këlliçi deklaroi se që prej 15 Gushtit, PD i është drejtuar me shkresë zyrtare kreut të SPAK, Altin Dumani dhe kreut të GJKKO Erjon Bani, për vënien në dispozicion të të gjitha akteve hetimore dhe datës së seancës paraprake për Lefter Kokën, Alqi Bllakon, Taulant Tushën dhe të gjithë zinxhirin e hetuar nga prokurorët për këtë aferë.

Ai deklaroi se Dumani i ka njoftuar zyrtarisht se të gjitha aktet hetimore tashmë ndodhen në GJKKO dhe duhet t’i drejtoheshin këtij institucioni dhe më 10 shtator i janë drejtuar sërish me një shkresë zyrtare kreut të GJKKO Erjon Bani, por deri më sot në shkelje të ligjit, ai refuzon të japë aktet hetimore, në të cilat ndodhet e vërtëta.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related