“A ke lëvizur fijet për ta burgosur Salianjin?”/ Fevziu vë me ‘shpatulla pas muri’ Fatmir Xhafajn, ja çfarë deklaroi ai

Data

Ish-ministri i Brendshëm dhe deputeti socialist, Fatmir Xhafaj, ka qenë i ftuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në studion e “Opinion” për të folur lidhur me çështjen “Babale”. Ka qenë moderatori i këtij emisioni, Blendi Fevziu i cili në fillim të intervistës iu drejtua Xhafajt me pyetjen: A keni qenë influencues, apo njeriu që keni lëvizur fijet për të çuar në burg Salianjin?

Kësaj pyetje Xhafaj ka vendosur t’i përgjigjet duke thënë se ka pritur 6 vite që të diltë e vërteta dhe të zbardhej kjo çështje. Sipas Xhafajt, Salianji është dënuar sepse ka krijuar me qëllim prova të rreme për të inicuar një proces penal për vëllain e tij me synim që ta godiste atë si politikan dhe si Ministër i Brendshëm aso kohe.

“Ervin Salianji nuk është dënuar sepse tha publikisht që vëllai im ka pasur një dënim penal dhe as sepse tha se këtë dënim nuk ishte duke e vuajtur në ato momente. Është dënuar se me qëllim ka krijuar prova të rreme për të inicuar një proces penal për vëllain tim me synimin për të më goditur mua si politikan dhe si ministër i brendshëm në atë kohë”, tha Xhafaj ndër të tjera.

Blendi Fevziu: A keni qenë influencues, apo njeriu që keni lëvizur fijet për ta çuar në burg Salianjin?

Fatmir Xhafaj: Kjo është hera e parë që flas pas 6 vjetësh në një emision televiziv për këtë gjë. E rëndësishme ka qenë e vërteta në këtë proces. Kam pritur 6 vjet për t’u zbardhur e vërteta sipas drejtësisë, kam pritur të dy shkallët e gjykimit që drejtësia të bënte punën e vet.

Unë nuk do dëshiroja të shihja një politikan në burg për kallëzim të rremë. Ajo që ka ndodhur është shumë e rëndë edhe më shumë se dënimi në vetvete i një personi për efektit të dramës njerëzore, por edhe efektit që ka në politikë dhe në shoqëri. Nuk ka 2 standarde drejtësia. Ky është një shembull i mirë që tregoi që kur krijon prova të rreme, duhet të përgjigjesh për kallëzim të rremë.

Ka 6 vjet që çfarë nuk dëgjoj për këtë histori. Kam të drejtë morale në emër mbi të gjithë atyre që është hedhur baltë. Janë vrarë dhe rivrarë për fakte të pavërteta. Edhe ky është një shembull që duhet të aplikohet drejtësia. Ka plot të tilla që janë ndjekur gjyqësisht në dijeninë time. Kjo duhet të jetë rruga e vetme si duhet të zgjidhen gjërat në shoqëri.

Ervin Salianji nuk është dënuar sepse tha publikisht që vëllai im ka pasur një dënim penal dhe as sepse tha se këtë dënim nuk ishte duke e vuajtur në ato momente. Është dënuar se me qëllim ka krijuar prova të rreme për të inicuar një proces penal për vëllanë tim me synimin për të më goditur mua si politikan dhe si ministër i brendshëm në atë kohë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related