S’deklaroi apartamentin në bregdet, dënohet me 2 vite shërbim prove ish-kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe, GJKKO…

Data

Gjykata e Posaçme ka dënuar me dy 2 vite shërbim prove ish-kryebashkiakun socialist të Lushnjës, Fatos Tushe, lidhur me akuzën e mosdeklarimit të pasurisë. SPAK kërkoi dënimin e Tushes me 1 vit e 5 muaj burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar do të përfitonte zbritjen e dënimit me 1/3. GJKKO e shpalli fajtor Tushen për mosdeklarim pasurie, ndërsa bëhet fjalë për një apartament në Lungomare të Vlorës me sipërfaqe 82 metra. Po ashtu, Tushe nuk ka deklaruar edhe investimet e kryera në këtë apartament me vlerë totale investimi 2,262,000 Lekë. Gjyqtarja Flojera Davidhi ka vendosur konfiskimin e apartamentit që nuk u deklarua nga Tushe.

Vetëm pak muaj pasi shleu dënimin me 3 vite e 4 muaj burg për shpërdorim detyre e dhe shkelje të barazisë në tendera, ndaj Fatos Tushes nisi një tjetër hetim për pasurinë. Përpos këtij dënimi të ri për mosdeklarimin e pasurisë, ish-kryebashkiaku socialist u dënua edhe në korrik të 2022 me 2 vite e 4 muaj burg për shpërdorim detyre nga GJKKO, ndërsa ra vepra e shkeljes së barazisë në tendera, teksa SPAK kërkonte dënimin e tij me 5 vite. Në mars të vitit të kaluar, Tushe u kthye në burg pasi Apeli i Posaçëm i shtoi dënimin me 1 vit për veprën penale të Shkeljes së barazisë në tendera.

Çfarë ndodhi?

Ish-kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe është dënuar me 2 vite e 4 muaj burg pasi akuzohet për shpërdorim detyre dhe lejim të ndërtimeve pa leje. GJKKO ka vendosur ta dënojë me burg dhe t’i heq të drejtën për 5 vite që të mbajë funksione publike. Ndaj tij rëndonin tre akuza, për të parën, atë të abuzimit me tenderat për kanalet vaditëse ka marrë pafajësi ndërsa u dënua për 2 akuza, për shpërdorim detyre dhe lejim të ndërtimeve pa leje. Sapo dëgjuan se ishte i pafajshëm për akuzën e favorizimit me tendera të kompanive private, familjarët duartrokitën për 30 sekonda dhe më pas u dha vendimi për akuzat e tjera.

Edhe dy vartësve të tij, Flamur Peqinit, i dënuar me 2 vite burg e Gentian Nushit, i dënuar me 1 vit e 8 muaj burg i është hequr e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite. Ndaj zyrtarëve të tjerë që janë dënuar me burg Leonard Sefa, Xhemal Hasko, Blerta Turku, Bardhi Mëhilli, Ilva Billo, Gazmend Çela, Margarita Gjermeni, Andri Nusho, Bektash Nezha, Andia Simoni dhe Ledi Aleksi rëndojnë akuzat për veprën penale, “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shkelja barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related