Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i ftuar në një studio televizive, u pyet se ku bashkohet me kryeministrin Edi Rama në kritikat që ka ndaj SPAK-ut.
Sipas Berishës, ai nuk ka asnjë lidhje me kreun e qeverisë në vlerësimet ndaj këtij institucioni.
“Ky institucion është para një mali aktesh korruptive të panumërta. Unë kam vlerësuar dhe mbështetur ata prokurorë që zbatojnë ligjin. Por, ata që flenë mbi dosjet e krimit dhe i përdorin ato për t’u pasuruar dhe ryshfet, ata duhen dënuar”, tha Berisha.
