Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, reagoi pas zhvillimeve të fundit në hetimet e SPAK ndaj Belinda Ballukut, ku janë rënduar akuzat dhe është sekuestruar një vilë në Dhërmi.
Shehaj e cilësoi situatën si një goditje të fortë për mazhorancën, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se më herët ka përdorur shumicën parlamentare për të mbrojtur Ballukun nga arrestimi. Sipas tij, akuzat për korrupsion pasiv dhe pastrim parash janë tepër serioze dhe kërkojnë një qëndrim të qartë nga Kuvendi.
“Balluku i shpëtoi arrestimit falë mbrojtjes politike në Parlament. Tani përballet me akuza shumë të rënda dhe duhet të lejohet drejtësia të bëjë punën e saj”, u shpreh Shehaj.
Ai ngriti pyetjen nëse Rama do të vazhdojë ta mbrojë një nga figurat më të rëndësishme të qeverisë apo do t’ia lërë çështjen drejtësisë. Shehaj deklaroi se, nëse SPAK paraqet një kërkesë për arrestim, Kuvendi duhet ta miratojë pa vonesa dhe pa ndërhyrje politike
