Ina Zhupa kritikon terminalin e autobusëve në Sarandë, ngre shqetësime për qarkullimin

Data

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka kritikuar projektimin e terminalit të autobusëve në Sarandë, duke pretenduar se mënyra e ndërtimit të tij po krijon vështirësi në qarkullimin e mjeteve të transportit dhe të udhëtarëve.

Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Zhupa deklaroi se autobusët që dalin nga terminali detyrohen të përshkojnë rreth 1.5 kilometra deri te një rrethrrotullim në hyrje të qytetit për të ndryshuar drejtimin e lëvizjes, përpara se të vijojnë itinerarin e tyre.

Sipas saj, edhe rrethrrotullimi është projektuar në mënyrë jofunksionale, duke vështirësuar lëvizjen e mjeteve të mëdha dhe duke ndikuar në rritjen e trafikut.

Zhupa pretendoi se këto problematika janë pasojë e mungesës së studimeve profesionale gjatë hartimit të projektit dhe se situata po sjell humbje kohe, rritje të ndotjes dhe vështirësi për banorët, turistët dhe operatorët e transportit.

Deri në publikimin e këtij materiali, Bashkia Sarandë nuk ka reaguar ndaj deklaratave të deputetes Ina Zhupa.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related