Mediat kanë publikuar pamje që tregojnë momentin kur Rozalinda Plaka lirohet pas disa orësh pengmarrjeje, gjatë ngjarjes së rëndë të ndodhur në Roskovec.
Sipas raportimeve, lirimi i saj ndodhi pas negociatave të zhvilluara nga forcat speciale RENEA me Nertil (Refit) Buzi, i cili dyshohet se e mbante peng pas vrasjes së ish-vjehrrit dhe ish-vjehrrës së tij.
Pas lirimit të gruas, autori i dyshuar, sipas Policisë së Shtetit, refuzoi të dorëzohej dhe më pas dyshohet se vrau veten me armën e zjarrit.
Pamjet e publikuara dokumentojnë momentin e lirimit të pengmarrëses, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht dinamikën dhe motivin e ngjarjes.
Sqarim: Hetimet për këtë ngjarje janë në vijim. Rrethanat dhe përgjegjësitë do të përcaktohen nga organet kompetente në përfundim të procedurave hetimore. Personi i dyshuar prezumohet i pafajshëm deri në një vendim gjyqësor të formës së prerë.
