Kapiteneria e Sarandës ndalon lundrimin e mjeteve turistike dhe të peshkimit për shkak të përkeqësimit të motit

Data

Kapiteneria e Portit të Sarandës ka njoftuar ndalimin e lundrimit për ditën e premte, 24 korrik, për shkak të përkeqësimit të kushteve hidrometeorologjike në zonën jugore të vendit.

Sipas njoftimit zyrtar, masa prek të gjitha anijet turistike dhe mjetet e peshkimit që operojnë në zonat e Ksamilit, Sarandës dhe Borshit, me qëllim garantimin e sigurisë së lundrimit.

Autoritetet u kanë bërë thirrje pronarëve, operatorëve dhe kapitenëve të mjeteve lundruese të respektojnë vendimin dhe të mos kryejnë lundrime deri në një njoftim të dytë nga Kapiteneria.

Sipas parashikimeve meteorologjike të marra në konsideratë nga autoritetet portuale, gjatë ditës së premte priten kushte të pafavorshme në det dhe dallgëzim i shtuar, ndaj rekomandohet shmangia e çdo lundrimi që mund të rrezikojë sigurinë e mjeteve dhe ekuipazheve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related