Shkon në dy numri i viktimave nga aksidenti pranë rrethrrotullimit të TEG-ut

Data

Është rritur në dy numri i viktimave nga aksidenti i rëndë i ndodhur pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, pasditen e së mërkurës.

Sipas informacioneve paraprake, ka ndërruar jetë në spital edhe personi i dytë që ndodhej në kamionin pompë betoni. Më herët, drejtuesi i mjetit ishte konfirmuar i vdekur në vendngjarje.

Burime nga policia bëjnë me dije se dy personat që udhëtonin në mjetin e tonazhit të rëndë ishin shtetas të huaj, të cilët ndodheshin në Shqipëri me kontrata pune. Autoritetet vijojnë procedurat për identifikimin dhe verifikimin e të dhënave të tyre.

Nga aksidenti mbeti i plagosur edhe drejtuesi i automjetit tip “Audi”, Roland Nuri, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Sipas informacionit paraprak, gjendja e tij paraqitet e qëndrueshme.

Policia dhe grupi hetimor vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit. Informacionet mbi dinamikën e ngjarjes mbeten paraprake dhe pritet të saktësohen pas përfundimit të veprimeve hetimore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related