Trump paralajmëron Iranin për reagim ushtarak në rast sulmesh ndaj forcave amerikane

Data

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar Iranin se çdo sulm që do të shkaktojë vdekjen e një ushtari amerikan do të përballet me një përgjigje të ashpër nga SHBA.

Në një postim në platformën e tij Truth Social, Trump deklaroi se u ka dhënë udhëzime Sekretarit të Mbrojtjes, Pete Hegseth, kryetarit të Shtabit të Përbashkët, Dan Kaine, si dhe drejtuesve të tjerë ushtarakë, lidhur me mënyrën e reagimit ndaj sulmeve të mundshme kundër personelit amerikan.

Sipas presidentit amerikan, çdo veprim i tillë nga Irani do të ketë pasoja të rënda. Deklarata përbën një tjetër sinjal të qëndrimit të ashpër të administratës amerikane në raport me Teheranin.

Deri në publikimin e këtij materiali, autoritetet iraniane nuk kanë reaguar ndaj deklaratave të presidentit Trump.

Pretendimet dhe qëndrimet e shprehura në këtë deklaratë përfaqësojnë pozicionin zyrtar të presidentit të Shteteve të Bashkuara.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related