Deputetët e Partisë Demokratike marrin pjesë në seancën plenare dhe hyjnë në Kuvend nga hyrja pranë Akademisë së Shkencave

Data

Deputetët e Partisë Demokratike morën pjesë në seancën plenare të zhvilluar sot në Kuvend, duke i rikthyer praninë e tyre në punimet parlamentare.

Për shkak të masave të sigurisë dhe protestës që po zhvillohej jashtë godinës së Kuvendit, deputetët e opozitës hynë në institucion nga hyrja pranë Akademisë së Shkencave, duke mos përdorur hyrjen kryesore.

Në krye të grupit të deputetëve ishte kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili përshëndeti mediat në momentin e hyrjes në Kuvend.

Ndërkohë, jashtë godinës vijonte protesta e organizuar nga qytetarë, gjatë së cilës u raportuan incidente me hedhje vezësh në drejtim të automjeteve të disa deputetëve.

Deri në publikimin e këtij materiali, Partia Demokratike nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare lidhur me pjesëmarrjen në seancën plenare apo mbi ndryshimin e qëndrimit të saj ndaj punimeve parlamentare.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related