Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e së dielës në aksin “Fier i Ri–Ngurrëz”, ku një motomjet ka dalë nga rruga.
Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:45. Motomjeti drejtohej nga shtetasi me iniciale E. T., 47 vjeç, i cili ka pësuar dëmtime të rënda si pasojë e aksidentit.
I lënduari është transportuar për ndihmë të specializuar mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po merr trajtim.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
Sqarim: Rrethanat dhe shkaqet e plota të aksidentit janë ende nën hetim.
