Organizatorët e protestës njoftojnë mbledhjen e parë të Kuvendit Kombëtar të Qytetarëve

Data

Organizatorët e protestës qytetare, e cila sipas tyre ka hyrë në ditën e 48-të të zhvillimit në Tiranë, kanë njoftuar mbajtjen e mbledhjes së parë të Kuvendit Kombëtar të Qytetarëve.

Sipas njoftimit, takimi do të zhvillohet më 18 korrik 2026, në orën 12:00, në ambientet e Hotel Tirana International, në Tiranë.

Në një postim të publikuar në rrjetet sociale nga një prej organizatoreve, Flora Baba, qytetarët ftohen të plotësojnë formularin e aplikimit për pjesëmarrje dhe të bëhen pjesë e këtij takimi.

“Pasi të plotësoni formularin, jeni të ftuar të merrni pjesë. Shqipëria e Shqiptarëve!”, thuhet në njoftimin e publikuar.

Organizatorët nuk kanë bërë të ditur ende axhendën e plotë të mbledhjes apo temat që do të diskutohen gjatë Kuvendit Kombëtar të Qytetarëve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related