“Rama në burg, Berisha në burg, Balluku në burg”/ Pankarta ironike në protestën e 46-të: Populli nuk dorëzohet

Data

Në protestën e 46-të të zhvilluar në Tiranë, qytetarët kanë shpalosur pankarta me mesazhe kritike dhe ironike ndaj qeverisë, opozitës dhe situatës politike në vend.

Mes thirrjeve të shfaqura në bulevard ishin edhe ato për përballjen me drejtësinë të kryeministrit Edi Rama, kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhe ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

“Rama në burg, Berisha në burg, Balluku në burg! Nesër edhe më shumë” dhe “Kur padrejtësia bëhet ligj, qëndresa bëhet detyrë” ishin disa nga mesazhet e protestuesve.

Një tjetër pankartë ironizonte kryeministrin përmes një ilustrimi, të shoqëruar me mbishkrimin: “Bukë nuk ka, spektakël ka plot”.

Qytetarët kishin përgatitur edhe një listë me kërkesa dhe kundërshtime ndaj fenomeneve që, sipas tyre, po dëmtojnë vendin: korrupsionit, arrogancës, propagandës, varfërisë, padrejtësisë dhe kapjes së institucioneve.

“Nuk hakmerremi. Nuk heshtim. Nuk dorëzohemi. Ne qëndrojmë. Populli nuk dorëzohet”, shkruhej në një prej pankartave.

Mesazhe të tjera theksonin vazhdimësinë e tubimeve: “46 ditë. Nuk është më një protestë. Është qëndresë” dhe “Populli nuk dorëzohet. Nesër edhe më shumë”.

Protestuesit deklarojnë se do të vijojnë të dalin në shesh deri në përmbushjen e kërkesave të tyre politike dhe institucionale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related